Holandë-Argjentinë, çerekfinalja e parë e Botërorit “Katar 2022”

Kanë përfunduar dy ndeshjet e programit të sotëm të Kampionatit Botëror “Katar 2022”, ku tanimë kemi mësuar kombëtaret të cilat kanë siguruar biletat drejt çerekfinales.
Në kuadër të fazës eliminatore, Kombëtarja e Holandës dhe ajo e Argjentinës shënuan fitore kundër kundërshtarëve të tyre.
Holanda e mposhti 3:1 Amerikën, kurse Argjentina shënoi fitore me rezultat të ngushtë 2:1 kundër Kombëtares së Australisë.
Tani, Holanda e Argjentina e vazhdojnë ëndrrën në këtë Botëror, ku në çerekfinale do të përballen kundër njëra tjetrës.

Back to top button