Homazhe në nderim të Qerim Kelmendit
Kelmendi u vra dhe u djeg afër fshatit të tij Llabjan
Në qendër të qytetit të Pejës po bëhen homazhe në nderim të Qerim Kelmendin, ish-luftëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i cili u vra mëngjesin e së enjtes.
Nën organizimin e OVL-UÇK në Dukagjin, qytetarë e ish-bashkëluftëtarë të Kelmendit, deputetë e kryetarë komunash po përkulen pranë trupit të pajetë të tij.
Qerim Kelmendi i cili ishte prej pjesëtarëve të parë të UÇK-së, u vra në orët e para të së enjtes afër fshatit të tij Llabjan, ku trupi dhe vetura e tij u gjetën të djegura.
Ndërsa në ora 15:00 do të mbahet ceremonia e varrimit në Kompleksin Memorial në Gllogjan./21Media