Hong Kongu vendos rregulla për kinezët, burg për shkelësit

Në përpjekje për parandalimin e koronavirusit

Hong Kongu ka filluar një karantinë të detyrueshme dy-javore për këdo që arrin nga territori i Kinës, në një përpjekje të re për të parandaluar koronavirusin.

Vizitorët duhet të izolohen në dhomat e hoteleve ose të shkojnë në qendrat e drejtuara nga qeveria, ndërsa banorët e Hong Kongut duhet të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre.

Kushdo që kapet duke shkelur rregullat e reja përballet me gjobë dhe me burgim, transmeton 21Media.

Hong Kongu ka konfirmuar 26 raste të virusit dhe një person të vdekur. Numri i rasteve të konfirmuara në Kinë është 34 mijë e 546 me 722 vdekje.

Jashtë Kinës, 270 raste janë konfirmuar në të paktën 25 vende të botës, me një të vdekur në Filipine./21Media

Back to top button