Horoskopi Ditor E Diel 28 Gusht 2022

Dashi

Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill

Një ditë që duket se fillon me këmbë të mbarë, ju lutemi mos e prishni. Puna kërkon shumë impenjim dhe po ju merr shumë kohë.

Demi

Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj

Këtë të diele ndiheni me fat dhe të fortë, dashuria ju buzëqesh dhe Hëna është në avantazh me shenjën tuaj. Shumë kolegë ju marrin si pikë referimi në punë.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor

Një ditë e trazuar, më mirë të shtyni çdo diskutim në dashuri për të dielen. Puna, nga ana tjetër, do të jetë në gjendje t’ju largojë nga mendimet tuaja dërrmuese.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik

Çfarë mund të jetë më mirë se të kaloni një mbrëmje romantike me partnerin/en tuaj? Kurseni forcat në punë, sezoni i ri do të shoqërohet me surpriza të mëdha.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht

Hëna është në shenjën tuaj, mos e humbisni këtë mundësi të madhe. Jeta profesionale mjaft e ngarkuar, rekomandoj të mos keni luhatje humori.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator

Jeta duhet marrë ashtu siç vjen, pa marrë shumë për kot dhe pa e vrarë shumë mendjen. Puna, ashtu si dashuria, ecën me ritme të ngadalta, por do të ketë një pikë kthese që fillon në shtator.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor

Pasditja e të premtes do të jetë paksa e përmbajtur për ndjenjat tuaja, por të dielen pasdite do të ketë vend për rikuperim. Puna, për profesionistët e pavarur, do të ketë një pikë kthese në javët në vijim.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor

Miqësia, ashtu si dashuria, duhet të kultivohet, por kujdes mos e kaloni cakun që i ndan të dy! Kolegët ju vlerësojnë dhe ju respektojnë, përpiquni të veproni dhe ju si ata.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor

Dashuria është gjithmonë e rëndësishme për ju, por ndonjëherë ju duhet të shpërqendroheni edhe nga një Cupid për të jetuar në paqe me veten. Ndërkohë puna vazhdon t’ju japë kënaqësi.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar

Përpiquni të lini mënjanë mendimet negative, ato nuk janë të mira as për shëndetin tuaj. Jeta profesionale nuk ju kënaq plotësisht.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt

Gjërat shkojnë me ritme në dashuri, por mos u shqetësoni, është një shenjë e mirë. Puna do të japë kënaqësinë e saj në sezonin e ri.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars

Dashuria është në mbërritje e sipër, me ritme të ngadalta, por aventurat nuk mungojnë. Puna ju streson shumë, ndoshta është koha për një pikë kthese.

Back to top button