Horoskopi i datës 11 dhjetor 2021
Dashi
Sot do doni të jeni ju ata që do thoni fjalën e fundit për gjithçka dhe ashtu do ju duket vetja më të rëndësishëm. Për ju të dashuruarit dita do jetë më e bukur. Do filloni t’i shihni gjërat me një sy tjetër dhe do bëni plane për të ardhmen. Nëse jeni beqarë me shumë gjasë do kenë dashuri me shikim të pare dhe e ardhmja do ju ndryshoje njëherë e mirë. Në punë do bëheni edhe nervozë në disa momente sepse gjërat do vonohen pak. Ruani sa të mundni gjakftohtësinë. Plutoni do jete planeti që do iu ndihmoje t’i zgjidhni të gjitha problemet financiare një e nga një.
Demi
Do keni kundërshti të shumta me personat që do keni pranë sot dhe kjo do ju bëjë të ndiheni keq. Nëse keni një lidhje shmangni çdo lloj debati me partnerin tuaj sepse atëherë kur nuk do e prisni situata mund t’iu ndërlikohet edhe më tepër. Ju beqaret duhet të pranoni njohje të reja, por në asnjë mënyrë nuk duhet të hidhni hapa të pamenduara. Në punë gjërat do ju realizohen sipas planeve dhe mund të merrni edhe shpërblime nga shefat. Rivalët do mbeten keq dhe nuk do dinë çfarë të bëjnë. Në planin financiar gjendja nuk do jetë e keqe, megjithatë pak maturi më tepër me shpenzimet nuk do ju bëjë keq.
Binjakët
Gjatë kësaj dite do jeni të kujdesshëm madje edhe për detajet më të vogla. Çdo gjë do ju ecë mirë. Ju të dashuruarit do jeni gjithë kohës në dispozicion të partnerit dhe do ruani një marrëdhënie të qëndrueshme me të. Ju beqarët do keni dashuri me shikim të parë në momentet shumë të qeta dhe kur nuk do e keni aspak mendjen. Jeta juaj do marrë tërësisht një drejtim tjetër. Në punë mirë është të mos ua tregoni të tjerëve idetë dhe planet që keni bërë, por lërini t’i mësojnë ato kur të realizoni gjithçka. Në planin financiar keni për të pasur tronditje të forta. Nuk do arrini dot t’i kryeni me maturi shpenzimet dhe ky do jetë një problem.
Gaforrja
Jupiteri do ju ndihmojë mjaft gjatë kësaj dite për t’u ndier edhe më të lumtur se më parë. Ju të dashuruarit do jeni më të vendosur për ta rregulluar dhe për ta përmirësuar jetën tuaj në çift. Do reflektoni me kujdes dhe së bashku me partnerin do merrni edhe disa vendime me rëndësi. Ju beqarët do ndihmoheni mjaft nga Urani dhe do arrini ta bëni për vete atë që pëlqejnë. Në punë do keni energji me shumicë dje do punoni fort për të arritur më të mirën e mundshme Vërtet do lodheni, por rezultatet do jene të jashtëzakonshme. Buxheti do jetë i favorizuar dhe gjendja në këtë sektor ka për të qenë shumë herë më e mirë.
Luani
Gjatë kësaj dite do doni të bëni më të mirën e mundshme pak rëndësi sa do ju kushtojë kjo gjë. Për ju të dashuruarit do ketë ndryshime shumë të mëdha kështu që duhet të bëheni gati shpirtërisht. Të shkuarës së hidhur do i vihet kapaku njëherë e përgjithmonë. Ju beqarët do keni një ditë të mbushur me optimizëm dhe me takime interesante. Në punë ambienti do jetë paksa konfuz orët e para, por me durim dhe qetësi do arrini të qartësoni gjithçka. Nuk do ju dalin probleme shumë të mëdha dhe gjithçka do zgjidhet. Në planin financiar duhet të bëni sa më shumë kujdes sepse nëse situata ju del jashtë kontrollit nuk do mund ta rimerrni dot më veten.
Virgjëresha
Gjatë kësaj dite, me ndihmën e Uranit, do bëni një bilanc të gjithçkaje dhe do merrni edhe disa vendime. Për ju të dashuruarit do ndodhin ndryshime vërtet të mira në jetën tuaj dhe çdo çast do iu duket edhe më i bukur se më parë. Edhe për ju beqarët do ndizet drita jeshile. Asgjë nuk ka për të qenë më si dikur kështu që duhet të përgatiteni për ndryshime pozitive. Në punë mundet edhe të ndërprisni kontratat nëse nuk po ju pëlqen si po iu trajtojnë shefat. Gjithsesi për vendime të tilla duhet të mendoheni dhe te reflektoni gjate. Të ardhurat me shumë mundësi do kenë përmirësime të vazhdueshme edhe falë mbështetjes së madhe që do iu japin të afërmit.
Peshorja
Gjatë gjithë kësaj dite do jeni mjaft realistë dhe me pak përpjekje do arrini çdo gjë që keni dëshiruar. Për ju të dashuruarit e sotmja pritet të jetë plot ngjyra. Mes jush dhe atij që keni në krah çdo gjë do ecë për mrekulli dhe do ju duket vetja si në ëndërr. Nëse jeni beqarë nuk do e gjeni dot shpirtin tuaj binjak dhe kjo do iu mërzitë në disa momente. Në punë tregojeni talentin tuaj dhe keni për të përfituar më shumë nga sa mund ta kishit menduar. Edhe buxheti do lërë goxha për të dëshiruar. Shmangni me çdo kusht shpenzimet në mënyrë që mos keni probleme.
Akrepi
Gjatë kësaj dite do jeni shpesh në ankth dhe në merak për ecurinë e gjërave, megjithatë deri në mbrëmje situata mund të ndryshojë. Nëse keni një lidhje mos i fshihni asgjë partnerit tuaj sepse është shumë herë më mirë të keni disa debate të vogla dhe më pas të qetësoheni sesa të bëni sikur ndiheni mirë dhe të vuani gjithë kohës në shpirt. Ju beqarët do keni mundësi të joshni dhe të flirtoni pafund, por mund të mos ndiheni gati për të hedhur hapa më shumë. Në punë do ndiheni si të bllokuar dhe nuk do i kuptoni as kritikat që do iu bëhen. Mos reagoni pa qene te bindur. Në planin financiar do dini të vendosni rregull dhe gjendja do jetë e mirë.
Shigjetari
Ditë e mbushur me dinamizëm do jetë kjo e sotmja. Do arrini të krijoni një klimë përherë harmonike. Ju të dashuruarit do merreni vesh më së miri me partnerin dhe qëndrueshmëria do mbizotërojë në çdo moment. Ju beqarët me shumë gjasë do bini kokë e këmbë në dashuri me një person të bukur në pamje dhe në shpirt. Çdo gjë do marrë drejtimin e duhur tashmë. Në punë do jeni paksa idealistë dhe do ju shtohet më tepër dëshira për të qenë shef. Mos e teproni dhe bëhuni më të duhura. Për financat mos dëgjoni ato që do ju thonë rreth e rrotull, por flisni vetëm me specialistë të fushës.
Bricjapi
Edhe pse pritet që gjërat të ecin mjaft mirë sot, mundohuni të mos tregoheni të paarsyeshëm. Për ju të dashuruarit pritet një ditë mjaft harmonike dhe me ngjyra. Pranë partnerit keni për tu ndier më mirë se kurdoherë tjetër. Ju beqarët duhet t’i merrni më seriozisht ftesat që do iu bëhen, pasi ata persona mund t’ua ndryshojnë jetën përgjithmonë. Në punë do ju duhet më shumë përqendrim dhe përkushtim që gjërat t’iu realizohen sa më shpejt. Mos prisni ndonjë magji sepse nuk ka për të ndodhur. Në planin financiar vështirësitë kanë për të qenë goxha të mëdha kështu që mos kryeni shpenzime të tjera përveç atyre që i keni të domosdoshme.
Ujori
Hëna do ju bëjë të palogjikshëm gjatë kësaj dite dhe do veproni pa qenë shumë të bindur. Për ju që keni një lidhje atmosfera do jetë elektrizuese. Në shumë momente mund të ndiheni keq dhe do doni të bëni ndryshime rrënjësore. Ju beqarët nuk do jeni me fat në dashuri dhe keni për të pasur një jetë shumë normale. Dilni pak më shumë me miqtë tuaj të ngushtë. Në punë duhet ta shfrytëzoni mungesën e një kolegu për t’iu treguar shefave sa të zotë jeni. Më vonë ata mund t’iu bëjnë edhe propozime interesante. Në planin financiar duhet t’i merrni gjërat shtruar dhe për çdo shpenzim duhet të mendoheni disa herë.
Peshqit
Gjatë kësaj dite do jeni shumë këmbëngulës dhe kreativë. Çdo gjë që dëshironi do ju realizohet më së miri. Për ju të dashuruarit e sotmja ka për të qenë e veçantë. Do ndiheni me të vërtetë të lumtur në krahët e partnerit dhe nuk do doni të shkëputeni asnjë moment prej tij. Ju beqarët do keni një ditë të përshtatshme për flirtime dhe joshje. Deri në mbrëmje shumë gjëra mund të ndryshojnë. Në punë të gjithë do bazohen tek ju dhe do kërkojnë t’i udhëhiqni. Do merrni një tjetër rol të rëndësishëm që në fakt do ju pëlqejë pafundësisht. Financat duhet te vazhdoni t’i mbani nën kontroll sepse në të kundërt do keni probleme serioze.