Horoskopi i datës 29 maj 2021
Dashi
Gjatë kësaj dite nuk do jeni aspak luftarakë dhe nuk do bëni përpjekjet e duhura për të ruajtur marrëdhënie të mira dhe një klimë të ngrohtë. Marrëdhënia juaj në çift do fillojë të ftohet goxha. Secili do ketë pikësynime të ndryshme dhe do preferoni të qëndrojnë pak kohë larg njëri-tjetrit. Ju beqarët nuk do jeni ende gati ta ndryshoni statusin dhe nuk do dilni as nëpër takimet ku do ftoheni. Në punë duhet t’i bëni sytë katër dhe duhet të mbroheni nga konkurrenca e egër. Nëse ju bëhet një propozim për ndryshim posti, mos e refuzoni. Financat do fillojnë pak nga pak të stabilizohen dhe kjo do iu qetësojë disi.
Demi
Sot do keni uri për harmoni dhe mirëqenie e në fakt do ja arrini galë një mënyrë të veçantë të shprehuri. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia juaj në çift do konsolidohet mjaft. Do dini si ta mbani partnerin në pëllëmbe të dorës dhe do ja plotësoni të gjitha dëshirat. Nëse jeni beqarë do përjetoni plot momente fantastike pasi do takoni personat që keni ëndërruar gjithë kohës. Në punë nuk duhet të dekurajoheni edhe sikur të merrni kritika për ato që keni bërë deri më sot. Mundohuni të jeni më të kujdesshëm tashmë. Sipas Dritare.net, në planin financiar nuk do arrini dot ta stabilizoni gjendjen, kështu që të paktën mundohuni të ruani vetëm ekuilibrin.
Binjakët
Marsi do ua bëjë jetën të vështirë sot. Do keni ide të mira, por nuk do i vini dot në praktikë. Nëse keni një lidhje do vuani tej mase sepse partneri do ju lërë gjithë kohës pas dore. Flisni me të sa më parë dhe sqarojini gjërat si duhet. Më mirë të jeni të qartë sesa të brengoseni duke mos ditur një përgjigje. Ju beqarët do dilni nëpër takime, por personat që do ju ftojnë nuk do ju pëlqejnë në shumë aspekte. Në punë do doni të bëni shumë gjëra njëherësh dhe në fakt nuk do bëni të saktë asgjë. Sektori i financave do mbetet delikat dhe i trazuar. E gjithë kjo nga mungesa juaj e seriozitetit.
Gaforrja
Ditë jo shumë e keqe, por as me ndonjë emocion të madh do jetë kjo e sotmja. Nëse keni një lidhje do bëheni shpesh nostalgjike dhe do doni të qëndroni më shumë kohë pranë atij që dashuroni. Fakti që ai do jetë i zënë dhe nuk do ketë kohë të mjaftueshme do ju mërzitë. Ju beqarët do filloni histori dashurie pasionante të cilat do iu mbushin me frymë. Në punë nuk do shkoni shumë mirë me kolegët dhe ata mundet t’iu pengojnë paksa për të arritur shpejt atë që dëshironi. Gjendja e të ardhurave do mbetet e mirë në çdo moment prandaj mund të blini edhe disa dhurata për të afërmit.
Luani
Yjet nuk do kenë ndikim negativ gjatë kësaj dite megjithatë duhet të jeni më të matur që më pas mos pendoheni për veprimet e bëra. Ju që jeni në një lidhje do ja kaloni mirë me partnerin dhe nuk do dëshironi të ndaheni për asnjë çast prej tij. Nëse jeni beqarë do ndiheni mirë edhe ashtu si jeni prandaj nuk do kërkoni me ngulm ndryshimin e statusit. Gjithçka do ndodhë në kohën e duhur. Në punë do keni rivalë goxha të fortë dhe duhet të dyfishoni përpjekjet për të dalë ju të parët. Në planin financiar mos ndërmerrni rreziqe të mëdha sepse në momentin me pak të pritur mund të ndodhë ndonjë gjë e keqe.
Virgjëresha
Sot nuk do ju mungojë aspak besimi tek vetja dhe do ndiheni më krenarë për çdo gjë që keni arritur. Nëse keni një lidhje bashkëpunimi do përforcohet edhe më shumë. Do dilni dhe do argëtoheni më tepër me partnerin dhe mund të bëni edhe ndonjë çmenduri. Ju beqarët nuk duhet t’iu besoni të gjitha premtimeve që do ju bëhen sepse më pas mund të zhgënjeheni tej mase. Në punë çdo gjë do ju realizohet në mënyrën më të mirë të mundshme. Nëse ju propozohet një post i ri pranojeni pa u menduar gjatë. Financat mbajini gjithë kohës nën kontroll sepse ambienti nuk do jetë i përshtatshëm.
Peshorja
Sot çdo gjë ka për t’iu ecur më së miri dhe do gjeni gjithmonë fjalët e duhura për të dalë nga ndonjë situatë delikate. Ju të dashuruarit do jeni te përkëdhelurit e yjeve dhe emocionet do jenë të shumta. Çdo sekondë do jetë emocionuese në maksimum. Në mbrëmje nuk do mungojnë as surprizat nga të dyja palët. Nëse jeni beqarë nuk duhet ta kërkoni me ngulm dashurinë dhe kurrsesi nuk duhet të bëni sakrifica. Më mirë lërjani çdo gjë kohës. Në punë duhet të përgatiteni edhe për kundërshtim të ideve nga shefat, megjithatë nuk duhet të dorëzoheni menjëherë. Sipas Dritare.net, në planin financiar do jeni të vendosur të gjeni zgjidhjet për problemet që keni pasur.
Akrepi
Gjatë kësaj dite do gjeni zgjidhje edhe për disa gjëra që ju kishin bllokuar së fundmi. Që nga pasditja gjërat do fillojnë të ndryshojnë. Jeta juaj në çift do jetë shumë e bukur. Do përkujdeseni edhe për detajet më të vogla dhe do e bëni tjetrin të dashurohet edhe njëherë marrëzisht pas jush. Nëse jeni beqarë nuk duhet të refuzoni asnjë ftesë sepse asnjëherë nuk i dihet kur është takimi i duhur. Në punë do lodheni shumë nga gjithë gjërat që keni për të bërë megjithatë nuk do dorëzoheni asnjë moment. Në planin financiar duhet ta shtrëngoni paksa rripin e shpenzimeve që të mos keni probleme më pas.
Shigjetari
Gjatë kësaj dite do ndikoheni mjaft nga opinioni i të tjerëve dhe shumë gjëra nuk do i bëni për shkak të tyre. Në fakt yjet sugjerojnë të jetoni për veten tuaj dhe jo për të tjerët. Nëse jeni në një lidhje duhet të reflektoni disa here para se t’i thoni diçka partnerit tuaj në mënyrë që të mos keni keqkuptimin më të vogël. Dëgjoni më shumë zemrën. Ju beqarët do e kërkoni dashurinë në çdo vend që do shkoni, por nuk do mundni dot ta gjeni. Në punë herë pas here nuk do dini nga t’ia filloni për shkak të shumë detyrave që do iu jepen. Gjithsesi jo vetëm që do ja dilni, por tek ju do mbështetet edhe kolegët. Gjendja e financave nuk do jetë e keqe kështu që do jeni më të qetë.
Bricjapi
Sot nuk keni pse të sforcoheni për asgjë pasi gjithçka do ju shkojë më së miri. Nëse jeni në një lidhje do keni për të kaluar një ditë të bukur dhe të veçantë. Do ndiheni përherë mirë pranë partnerit dhe nuk do doni të ndryshoni asgjë. Nëse jeni beqarë, duhet t’ia shprehin ndjenjat atij që pëlqeni nëse doni ta bëni për vete. Sektorit profesional mirë është t’i kushtoni edhe më shumë vëmendje. Tregohuni edhe pak më të organizuar dhe bëni plane para se të hidhni hapa. Gjendja e financave do mbetet e trazuar edhe për disa kohë, prandaj vazhdoni të shpenzoni me kujdes dhe maturi që të mos keni probleme.
Ujori
Sot nuk është dita ideale për t’u kuptuar mirë me të tjerët. Mund të keni edhe debate, ashti sikundër do keni edhe momente meditimi. Ju të dashuruarve do ju ndryshojë shumë shpejt humori, prandaj gjërat mund të mos iu ecin ashtu si kishit ëndërruar. Në disa momente do debatoni ashpër me partnerin. Nëse jeni beqarë do keni veçse mundësi për aventura kalimtare, asgjë më shume sesa aq. Gjithsesi nëse tregoheni të zgjuar mundet edhe të kënaqeni me to. Në punë mendonit të përfundonit çdo gjë sot, por do kuptoni se disa kolegë ua kanë punuar prapa krahëve dhe ju kanë prishur shumë gjëra. Gjendja e financave do vazhdojë të mbetet delikate edhe për disa kohë.
Peshqit
Do jeni agresivë dhe me nerva gjithë kohës sot. Në shumë momente as nuk do i mendoni gjërat që do thoni çka do krijojë probleme. Nëse keni një lidhje tensioni do mbizotërojë gjatë gjithë kohës. Nuk do pranoni asnjë moment ta ulni hundën apo ta toleroni partnerin, pasi kjo sipas jush do të thotë të pranoni se jeni ju që keni gabuar. Ju beqarët duhet patjetër të reflektoni para se të hidhni hapa sepse situata mund t’iu dalë menjëherë jashtë kontrollit. Në punë do jeni shumë kërkues ndaj vetes dhe në disa momente do bëni gjëra që mund t’iu dëmtojnë. Financat do jenë më të qëndrueshme se më parë dhe kjo do mundësojë edhe ndonjë shpenzim më tepër.