Horoskopi i datës 7 maj 2021

Dashi

Horoskopi i datës 7 maj 2021

Nuk do iu pëlqejnë aspak veprimet e disa personave të afërt sot dhe mund të mërziteni tej mase. Nëse partneri juaj po ju bën xhelozë, thojani se po luan me nervat tuaja, por merrni masa për të mos lindur debate. Ju beqarët nuk do keni mundësi për takime të reja, por për mund të ketë rikthim të lidhjeve të vjetra. Urani do sjellë ndryshime në jetën profesionale, ndryshime orari, organizimi apo edhe posti. Do t’i arrini objektivat qe i kishit vënë vetes. Mund t’iu jepen edhe mundësitë të reja për ta treguar veten. Fale ndikimit të yjeve, fati do iu buzëqeshë në sektorin e financave. Mund të blini edhe diçka më të shtrenjtë sesa e kishit menduar.

Demi

Horoskopi i datës 7 maj 2021

Planetët nuk do ju përkëdhelin aq sa ju do dëshironit sot, megjithatë probleme serioze nuk do keni. Për ju që jeni në çift, nuk është momenti i duhur për të ndërmarrë rreziqe sepse dita do jetë paksa delikate. Tregohuni më tolerante dhe nuk do keni surpriza të këqija. Ju beqarët do keni disa takime të papritura, por që do iu emocionojnë. Studiojini mirë personat pastaj vendosni për të ardhmen. Për sa i përket punës do keni çelësat e duhur për të hapur dyert e suksesit. As koleget më xhelozë nuk do arrijnë dot t’ua prishin planet. Do ketë hyrje të papritura parash në arkën tuaj, por mos i harxhoni ato pa masë.

Binjakët

Horoskopi i datës 7 maj 2021

Sot vetëm pranë njerëzve të dashur do gjeni qetësinë dhe harmoninë e aq shumë dëshiruar. Nëse jeni në një lidhje do ndiheni të lumtur dhe krenarë për zgjedhjen që keni bërë. Do zbuloni edhe disa detaje mjaft interesante dhe tërheqëse të partnerit tuaj. Edhe për ju beqarët dita do jetë e favorshme. Nuk do e keni problem të pranoni çdo ftesë që do iu bëhet për kafe. Në punë do jeni shumë të ngarkuar. Kolegët do mundohen t’iu kritikojnë, por mos e vrisni shumë mendjen. Tregohuni më diplomatë dhe do i bëni të tjerët t’iu dëgjojnë. Situata financiare do jetë e qëndrueshme. Do keni mundësi t’i organizoni më mirë të ardhurat.

Gaforrja

Horoskopi i datës 7 maj 2021

Nën influencën e fuqishme të Venusit do ia hapni krahët dashurisë sot. Do ta joshni pafund partnerin dhe emocionet do rikthehen si dikur. Organizimi i ndonjë mbrëmjeje romantike do jetë gjithashtu shumë ide e mirë. Ju beqarët duhet të kërkoni në çdo cep për të gjetur personin e duhur, megjithatë nuk duhet të filloni asgjë pa qenë të sigurt. Në jetën profesionale përdorni taktin dhe delikatesën. Kujdes edhe me ato qe do thoni dhe peshoni mire çdo gjë para se të flisni. Mos e teproni me shpenzimet dhe nuk do keni asnjë surprizë të keqe me financat.

Luani

Horoskopi i datës 7 maj 2021

Për disa, ndjenjat do fillojnë të shuhen sot dhe marrëdhënia me të tjerët do të ftohet. Mundohuni ta ruani sa më shumë entuziazmin në jetën në çift sepse lidhja mund të mbaroje njëherë e përgjithmonë. Ju beqarët duhet të përfitoni nga mbështetja e planetëve për të filluar një histori të këndshme dhe plot besim. Do ndiheni më të qetë sot sepse të paktën dita nuk do jetë rutinë. Në pune nuk do iu mungoje energjia. Do bëni gjithçka të mundeni për të arritur atje ku doni dhe ka shumë mundësi t’ia arrini. Buxheti do pësojë një rritje të ndjeshme, por detyra juaj është që ta ruani sa më shumë këtë situatë.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 7 maj 2021

Të shumtë do jenë planetët sot që do e mbrojnë dhe do ua ndriçojnë jetën. Ju që jeni në një lidhje do keni mundësi të përforconi besimin tek njeri-tjetri dhe të keni më tepër respekt. Edhe ju beqarët mund të realizoni ndonjë takim interesant nëse tregoheni të hapur dhe largoni turpin. Në punë do doni të ecni para dhe të zbuloni gjëra të reja. Shefi juaj do e kuptojë këtë dëshirë dhe mund t’iu besojë diçka të rëndësishme. Nuk do gjykoni ashtu si duhet për financat dhe ka rrezik të përballeni me surpriza të këqija.

Peshorja

Horoskopi i datës 7 maj 2021

Edhe pse në pamje të parë dukeni të rezervuar, brenda vetes fshihni një temperament pasionant. Do i keni më të lehta gjërat sot në dashuri falë mbështetjes së Uranit dhe ato që keni pritur aq shume do iu realizohen. Nëse ende nuk keni bërë diçka serioze mund edhe të mendoni për bashkëjetesë. Për beqarët dita do jetë e favorshme për të krijuar lidhje të qëndrueshme. Mos i merrni gjërat me shpejtësi, sepse mund të bëni ndonjë gabim. Në punë tregohuni më pragmatikë. Suksesi do jetë i garantuar nëse jeni edhe të duruar. Urani do sjellë goxha probleme me financat sepse do iu shtyjë të shpenzoni pa limit.

Akrepi

Horoskopi i datës 7 maj 2021

Do hyni në një periudhë të qete sot dhe do ndiheni më mirë. Marrëdhënia me partnerin do jetë e ngrohtë dhe mirëqenia do të mbizotërojë. Do merrni frymë më lirisht dhe do vendosni në vijë gjithçka që iu shqetësonte. Secili do ketë liritë e veta dhe do shprehë mendimin e tij. Edhe pse nuk do ketë momente të shumta pasioni kënaqësitë do jenë të mëdha. Ju beqarët do jeni magnetë të vërtetë dhe do e bëni për vete atë që iu pëlqen. Në punë duhet të flisni dhe të mbroni tezat tuaja sa herë t’iu jepet mundësia. Priten ndryshime pozitive në planin financiar. Yjet do iu mbrojnë dhe do iu shtyjnë të filloni projekte fitimprurëse.

Shigjetari

Horoskopi i datës 7 maj 2021

Ditë përgjithësisht pozitive do jetë kjo e sotmja. Edhe pse do jeni paksa irritues, ai qe keni ne krah do jetë shumë i duruar dhe do iu lërë të shpreheni si të doni. Shtoni fjalët e ëmbla dhe përkëdheljet që gjërat të shkojnë mirë. Ju beqarët do hidhni hapa të mëtejshëm me atë që keni kohe që e pëlqeni dhe mund të ketë edhe zyrtarizime. Edhe në punë dita do jetë e mbushur me zhvillime pozitive dhe projekte të rëndësishme. Përgatituni për të pasur sukses pa mbarim. Sektori i financave do jetë në qetësi të plotë, por mos shpresoni të fitoni ndonjë lotari. As mos u qani sepse ka shume më keq.

Bricjapi

Horoskopi i datës 7 maj 2021

Turbullira të shumta do ketë sot në jetën tuaj. Ju që jeni në një lidhje do mendoni se nuk keni përfituar shumë nga koha e beqarisë dhe do kërkoni aventura kalimtare. Ju që jeni vetëm do e vuani aq shumë këtë situatë saqë do mbylleni në vetvete. Do dëshpëroheni më shumë edhe nga sa vetë mund ta kishit menduar. Në punë besimi i shumtë në vetvete do iu bëjë ta humbni kthjelltësinë dhe të bëni disa gabime të pafalshme. Tregohuni më strikte me menaxhimin e financave që mos bini në humnerë.

Ujori

Horoskopi i datës 7 maj 2021

Sot do kërkoni të kontrolloni gjithçka dhe kjo mund të ketë pasoja pozitive dhe negative. Për ju që jeni në një lidhje kjo sjellje do e pengojë partnerin të shprehet lirisht. Ndryshoni taktikë sa pa qenë vonë. Ju beqarët nuk do jeni aspak të tërhequr nga aventurat pa të ardhme dhe do preferoni më shumë të prisni dashurinë e ëndërruar. Në punë duhet të jeni më të vëmendshëm dhe striktë. Merrni guximin të provoni gjëra të reja dhe nuk do dilni të humbur. Me financat nuk do keni asnjë problem, por gjithsesi mire është të tregoheni të kujdesshëm.

Peshqit

Horoskopi i datës 7 maj 2021

Dita e sotme nuk do jetë shumë pozitive. Ka rrezik të keni debate me partnerin tuaj pasi nuk do iu pëlqejë sjella e tij kohët e fundit dhe mungesa e respektit për ju. Gjithsesi veproni me takt që gjërat mos arrijnë në ekstrem. Ju beqarët do tentoni të joshni çdo person që do ju dalë përpara dhe mund të bëni gabime të pafalshme. Ambiciozë dhe aktivë në punë do arrini shumicën e gjërave që doni. Disave do iu jepet mundësia ta konsolidojnë seriozisht pozicionin që kanë tashme. Marsi do jetë në anën tuaj. Mundohuni të kujdeseni gjithë kohës për financat sepse po i latë ato pas dore situata mund të dalë jashtë kontrollit.

Back to top button