Hotelierët dhe gastronomët e Kosovës mblidhen për një festë të përbashkët

“Pro In” organizon festë me 8 shkurt

Shoqata “Pro In” ka organizuar festën e Vitit të Ri për të gjithë hotelierët dhe gastronomët. Festa do të bëhet me vonesë për shkak se këto biznese në ditët e festës janë të zënë.

Organizimi do të bëhet me datë 08.02.2020 pasi kjo ishte është më e përshtatshme pas përfundimit të festave të fundvitit.

Të ftuar janë të gjithë hotelierët dhe gastronomët e Kosovës në festën që do të mbahet në “Hotel International” në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, kilometri i 7, duke filluar nga ora 19:00 e deri në orët e hershme të mëngjesit.

Për argëtim do të përkujdesen artistët si Edi Ermeni, Genti Bytyqi, Vjosa Emini, Nadi, Taulant Bajraliu, Burim Muqiqi, Beni Baksi, Adnan Blaku, Grupi Okarina, si dhe Baboo Darabuka&DJ Benity.

Çmimi për person do të jetë 25€ me menu të plotë dhe pije pa kufi. Kodi i veshjes Solemn.

Back to top button