Hotelieritë kërkojnë ndihmë nga Qeveria, 30% e tyre rrezikojnë të mbyllen

Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës, Hysen Sogojeva priti në takim kryetarët e njësive rajonale. Në këtë takim u diskutua për shumë çështje e problematika me të cilat po ballafaqohen bizneset në tërë Kosovën.
Kryetarët e njësive rajonale janë shprehur të shqetësuar për gjendjen aktuale me të cilën po përballen bizneset e sidomos me ngritjen e çmimeve, duke e argumentuar këtë me faktin se nga muaji janar kosto e mallit është ngritur 42% e duke ia shtuar kësaj edhe problemet me të cilat bizneset do të ballafaqohen gjatë dimrit për shkak të paralajmërimeve për krizë energjetike.
Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar që na pret një dimër i vështirë, prandaj OHTK kërkon që të gjendet mënyra që këto biznese të ndihmohen përndryshe së paku 30% e tyre rrezikojnë të mbyllen. Qeveria në vend që të marrë vendime që e rëndojnë edhe më shumë gjendjen e bizneseve, duhet që së bashku me OHTK-në dhe odat tjera të gjejë mënyra për përkrahjen e tyre që të mbijetojnë”, thuhet në reagimin e Odës./21Media

Back to top button