Hoti, Abrashi dhe Tahiri inspektojnë punimet në rrugën Prishtinë-Mitrovicë

 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, bashkë me ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashin, kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri dhe deputeten e Kuvendit të Kosovës, Rrearta Krasniqi sot kanë vizituar rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, për t’i parë nga afër punimet që po zhvillohen atje.

Kreu i qeverisë, tha se kjo rrugë është e një rëndësie nacionale dhe se qeveria po mbështetë me prioritet këtë projekt.

“Jemi dalë për të parë progresin e punimeve në këtë rrugë të rëndësisë nacionale. Kam parasysh se kjo rrugë është vonuar qe sa vite. Ministri Arban Abrashi e ka marrë me shumë dinamikë këtë punë dhe ne do të angazhohemi që sa më parë t’i kryejmë procedurat e shpronësimit. Tash jemi duke i diskutuar disa propozime për të lidhur këtë aks dhe për të bërë aks ndërkombëtar deri në veri atje”, tha ai.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, tha se po bëjnë gjithçka është e mundur që ta ndihmojnë qeverinë në procedurat e shpronësimin e tokave dhe eliminimin e pengesave teknike në terren.

Ai ka thënë se me dinamikën e shtuar shpreson që shumë shpejtë të kryhet edhe aksi rrugor Gobulë-Lumadh e cila është vonuar shumë deri më tani, por që pritet të lehtësojë lëvizjen më të shpejtë që qytetarëve të Vushtrrisë dhe të veriut të Kosovës në drejtim të kryeqytetit.

Ndërsa ministri Abrashi, i cili ka shtuar se aksi në fjalë do të lidhë Prishtinën me pjesë tjera të Ballkanit Perëndimor.

“Sot jemi në punimet finale të këtij segmenti. Ne veç kemi filluar procedurat për vazhdimin e rrugës nga Smrekonica në Mitrovicë. Çka po shohim sot këtu një rrugë e cila tash për tash është nacionale, por brenda viteve do të shndërrohet në një aks ndërkombëtar i cili do të lidhë Prishtinën me pjesë tjera të Ballkanit Perëndimor”, ta Abrashi./21Media

Back to top button