Hoti: Ai që e kurdisi procesin për të ardhur vet në krye të BQK-së, tani ka shpallur konkurset

Ish-kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ironizoi hapjen e konkursit për zgjedhje të stafit në Bankën Qendrore të Kosovës, duke thënë se zgjedhja e Guvernatorit të BQK-së bllokohet, por jo edhe ky konkurs.

Hoti shprehet se “ai që e kurdisi procesin për të ardhur vet në krye të BQK-së, edhe pse përkohësisht, tani ka shpallur konkurset” dhe se kjo po bëhet me lejen e shefit të tij dhe se ai tani ka “pushtet” të plotë mbi BQK-në, institucionin më të rëndësishëm financiar në vend, dhe siç tha, pa pasur kush ta mbikëqyrë punën e këtij institucioni.

“Ky është mesazhi më i keq që u dërgohet investitorëve dhe tregut financiar. Kjo e thellon pasigurinë ekonomike në vend. Ndoshta Kosova nuk ka nevojë të ketë Guvernator, as Kryeprokuror, as Bord të Trustit, as Drejtor të Thesarit, as Kryeshef të Agjencisë së Statistikave, as Drejtor të ATK-së. Mjafton që e ka kryeministrin dhe presidenten që japin urdhra si të veprojnë ushtruesit e detyrës të këtyre institucioneve vitale shtetërore”, shkroi Hoti në llogarinë e tij në “Facebook”.

Back to top button