​Largohet nga puna një zyrtar korrektues në Gjilan, kontrabandoi gjëra të palejueshme

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka njoftuar se ka larguar nga puna, K.R, Zyrtar Korrektues në Qendrën e Paraburgimit Gjilan.

Në njoftim bëhet e ditur se i njëjti gjatë kryerjes së detyrës ka kryer veprën penale keqpërdorim të pozitës zyrtare duke kontrabanduar gjëra të palejueshme brenda qendrës.

Vendimi për largim nga puna është marr nga Komisioni Disiplinor i SHKK-së.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e këtyre dukurive negative dhe do të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore ndaj secilit individ, i cili është i përfshirë në veprime të tilla korruptive, pavarësisht rolit dhe funksionit që ka”, thuhet në njoftimin e SHKK-së./21Media

Back to top button