Hoti akuzon qeverinë për dështim në investimet kapitale

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se Qeveria ka dështuar në inivestime kapitale.

Ai përmes një postimi në Facebook ka deklaruar se rreth 70% e projekteve të parapara për 2023 as nuk kanë filluar.

“Po përsëritet situata e vitit të kaluar. Në periudhën janar-qershor 2023, nga rreth 850 projekte kapitale në nivelin qendror, 70% të projekteve as nuk kanë filluar dhe janë me 0% realizim.”, ka shkruar Hoti.

Sipas tij në periudhën janar-qershor 2023, është shpenzuar vetëm 18% e buxhetit për investime kapitale.

“Shpenzimet kapitale sipas organizatave buxhetore janë shqetësuese: Ministria e Bujqësisë 0%, Ministria e Pushtetit Lokal 0%, Ministria e Shëndetësisë 2%, Ministria e Ekonomisë 4%, Ministria e Drejtësisë 4%, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit 5%,  Ministria e Tregtisë dhe Industrisë 10%, Ministria e Arsimit dhe Shkencës 14%, Shërbimi Spitalor 12%, Ministria e Infrastrukturës 16%.”, ka shkruar Hoti.

Ai ka shtuar se sipas dy vitet e kaluara, edhe sivjet ekonomisë do t’i mungojnë qindra miliona euro qarkullim në mungesë të realizimit të investimeve kapitale./21Media

Back to top button