Hoti akuzon Qeverinë se po e paguan një ndërmarrje pavarësisht se projekti është anuluar

Hoti akuzon Qeverinë Kurti se po e paguan një ndërmarrje pavarësisht se projekti është anuluar

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar qeverinë se nga buxheti i shtetit po ndahen para për një ndërmarrje publike pavarësisht se projekti i Termocentralit “Kosova e Re” është anuluar.

Hoti tha se nga qeveria janë ndarë 200 milionë euro për ndërmarrjet publike, para për të cilat pati pyetje për ministrat, por që të njëjtit nuk ishin prezentë në seancë.

“Pyetjet janë substanciale për mënyrën se si po shpenzohet buxheti i shtetit. Janë mbi 200 milionë euro që janë ndarë për ndërmarrjet publike poshtë e lartë e edhe për një ndërmarrje publike që ka qenë e lidhur me projektin e Termocentralit “Kosova e Re”, por që është anuluar ai projekt dhe ajo ndërmarrje vazhdon të paguhet”, tha Hoti.

Ndërmarrja për të cilën bëhet fjalë është Ndërmarrja e Re Energjetike e Kosovës “NKEC”, e cila ishte themeluar në vitin 2018 si ndërmjetësuese për energjinë elektrike mes Qeverisë së Kosovës dhe “Contour Global”, e cika kishte për detyrë ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”.

Back to top button