Hoti: Deputetët e mazhorancës janë vetëm për të ngritur dorën

Kuvendi i Kosovës sot pritet të mblidhet sot në tri seanca, ndër to një e jashtëzakonshme.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se agjenda e sotme e Kuvendit, me tri seanca njëra pas tjetrës, është tallje me temat që diskutohen dhe me ata që preken nga këto tema.
Ish-kryeministri ka theksuar se me këtë qasje kjo mazhorancë tregon se nuk do konsensus me opozitën për temat e rëndësisë nacionale.
“Kjo është joserioze. Me këtë qasje kjo mazhorancë tregon se nuk do konsensus me opozitën për temat e rëndësisë nacionale. As debatin e opozitës nuk duan ta lejojnë. Sa u përket deputetëve të mazhorancës, ata janë aty vetëm për të ngritur dorën kur u kërkohet, pa u marrë me përmbajtjen e asaj që votojnë”, ka shkruar Hoti në Facebook./21Media 

Back to top button