Vetura godet këmbësorin në rrugën Prishtinë-Ferizaj

Një këmbësor është goditur nga një veturë në lëvizje sot rreth orës 10:00 në rrugën Prishtinë-Ferizaj.
Për portalin rtv21.tv këtë e ka konfirmuar  zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
Ahmeti ka treguar se këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 10:00  kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Ferizaj,  ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një  këmbësor dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore ka pësuar këmbësori, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.
RTV21 ka sigurar një video nga vendi ku ka ndodhur aksidenti./21Media 

Back to top button