Hoti diskutoi me drejtuesit e OEK dhe OEAK përkrahjen për sektorin privat

 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti takoi sot kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqin dhe drejtorin ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zekën, me të cilët ka diskutuar lidhur me programin e rimëkëmbjes ekonomike.

Me këtë rast, kryeministri Hoti njoftoi drejtuesit e dy odave ekonomike lidhur me aktivitetet që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës me qëllim të zbatimit të masave nga pakoja emergjente fiskale, si dhe përgatitjet për zbatimin e masave tashmë të aprovuara nga pakoja e rimëkëmbjes.

Gjatë takimit u diskutua edhe lidhur me sfidat që po ballafaqohet sektori privat në Kosovë pas shpërthimit të pandemisë, si dhe nevojën e dinamizimit të komunikimit dhe bashkërendimit të veprimeve me qëllim të tejkalimit të situatës aktuale, në të cilën ndodhet sektori privat dhe ekonomia e vendit.

Back to top button