Hoti: Qeveria është duke e mbështetur ekonominë e vendit

 

“Qeveria e Republikës së Kosovës do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, në mënyrë që t`ua lehtësojë veprimtarinë e tyre prodhuesve të vendit”, tha kryeministri Avdullah Hoti gjatë një takimi që pati sot me drejtuesit e Klubit të Prodhuesve të Kosovës.

Po ashtu, kryeministri Hoti tha se Qeveria tashmë është duke e mbështetur ekonominë e vendit me Pakon Emergjente, si dhe është duke e konkretizuar Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike.

Siç ceket në komunikatën e Qeverisë, Hoti u shpreh se Qeveria ka krijuar edhe Fondin e Rimëkëmbjes Ekonomike prej afro 385 milionë eurosh.

Ndërsa, drejtuesit e Klubit të Prodhuesve të Kosovës, duke e falënderuar kryeministrin Hoti për takimin, pohuan se misioni i këtij klubi është fuqizimi i prodhuesve të Kosovës, ndihma për nxitjen e bashkëpunimin në mes tyre dhe me palët e treta, ndërtimi i urave të bashkëpunimit me institucionet shtetërore, me qëllim të fuqizimin dhe të promovimit të prodhimeve vendore, duke e ngritur vetëdijen e qytetarëve për cilësinë e këtyre prodhimeve./21Media

Back to top button