Hoti e Selmanaj takojnë Escobarin: Folëm për sfidat që po kalon Kosova në dialogun me Serbinë

Deputetët e LDK-së, Avdullah Hoti dhe Driton Selmanaj kanë takuar përfaqësuesin special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Hoti bëri të ditur se takimin e karakterizuan biseda të hapura me theks tek sfidat që po kalon Kosova në procesin e dialogut me Serbinë.

“Takimin e karakterizuan biseda të hapura dhe të sinqerta me theks të veçantë për sfidat që po kalon Republika e Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë. Bashkëpunimi shumë i ngushtë me SHBA-të, është rruga e vetme që garanton epilog të mirë të secilit proces për Kosovën. Kosova dhe shqiptarët janë të bekuar me miqësinë që kemi me SHBA-të”, ka shkruar Hoti në “Facebook”./21Media

Back to top button