​Abdixhiku uron 28 Nëntorin: Shqipëria u bë një realitet përmes sakrificës dhe guximit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar të gjithë shqiptarët 28 nëntorin për nder të ditës së Flamurit dhe 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Në njoftimin e LDK-së thuhet se dita e 28 Nëntorit u fitua me shumë sakrificë nga patriotët, burrat e gratë, që kishin ideal të përbashkët, rrugën për liri e pavarësi, teksa u shtua se Shqipëria u bë një realitet përmes sakrificës dhe guximit të një brezi të lavdishëm.

“Kjo datë, mban emrin e Ismail Qemailit bashkë me patriotët e tjerë, që shpallën pavarësinë e Shqipërisë. Sot, e kujtojmë dhe Presidentin historik, Ibrahim Rugova, që me idenë dhe bërjen e shtetit të Kosovës, e plotëson këtë ditë të madhe. E kujtojmë komandantin legjendar, Adem Jashari, sakrifica e të cilit është shembull për mbrojtjen e pragut të shtëpisë. I kujtojmë e nderojmë dëshmorët, heronjtë dhe luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pa kontributin e tyre, Kosova dhe Shqipëria nuk do të ishin si sot”, ka theksuar Abdixhiku.

Ai gjithashtu e vlerësoi Shqipërinë si një faktor i stabilitetit dhe paqes në rajon.

Back to top button