Kufiri Serbi – Kroaci, gjenden cigare pa banderola në autobusin nga Kosova

Një autobus nga Kosova është ndaluar në kufirin Serbi-Kroaci. Raportohet se, lidhur me rastin janë arrestuar dy persona (shoferi dhe kondukteri).

Zyrtarët doganor kanë gjetur cigare të fshehur pa banderola. Në këtë autobus, policia ka gjetur 1 mijë e 678 pako cigare në një pjesë të fshehur, shkruan Kossev.

Vlera e tyre kap shumën e 638 mijë dinarë apo (5 mijë e 448 euro e 62 centë). Të ndaluarit janë drejtuesi R.H dhe konduktori R.A.

Ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohen në prokurorinë kompetente.

Back to top button