Hoti: Kosova s’ka dobi nga veprimet që e dëmtojnë integrimin në BE, NATO dhe miqësinë me ShBA-në

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se Kosova nuk duhet të ketë veprimet të cilat mund të dëmtojnë raportin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe NATO-n.

Ai përmes një postimi në “Facebook” ka deklaruar se shteti i Kosovës ka dalë fitues kurdo që ka dëgjuar fjalët dhe sugjerimet e aleatëve të saj.

“Kosova ka dalë fituese duke bërë politikë të mençur, e jo politikë të forcës. Kosova ka dalë fituese duke ndjekur këshillat e aleatëve, e jo duke u konfrontuar me ta. Kosova nuk ka dobi nga veprime të cilat sado të drejta që duken në shikim të parë, na dëmtojnë qëllimin tonë afatgjatë — që është integrimi në BE e NATO dhe miqësia e përhershme me ShBA-në”, ka shkruar Hoti./21Media

Back to top button