Hoti: Kurti nuk është kryeministër i ardhshëm

(Lajm i përditësuar)
Hoti: Kurti nuk është kryeministër i ardhshëm
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti në ”Click” të RTV21 ka thënë se në zgjedhjet e ardhshme të Kosovës kurdo që të mbahen ai është i bindur se Albin Kurti nuk do jetë më kryeministër.
”Për bindjen time të plotë nuk është logjike se si të ndodhë kjo”, ka deklaruar Hoti.
Ai tha se është i bindur se zgjedhjet e ardhshme do sjellin ndryshime.
Hoti: Kosova s’ka marrëdhënie institucionale me SHBA-në sot
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti në ”Click” të RTV21 teksa ka folur për marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka thënë se nuk ka asnjë ”marrëdhënie institucionale me SHBA-të sot”.
”S’ka marrëdhënie institucionale, në baza javore unë jam konsultuar me Amerikantë për plotë çështje, sot nuk ekziston një bashkëpunim i tillë”, tha Hoti.
Vendimi për dinarin, Hoti: Në vitin 2020 kam kërkuar të hetohet kjo çështje
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti në ”Click” të RTV21 ka thënë se qeveria e tij ka kërkuar në vitin 2020 të hetohet çështja e dinarit, por që nuk ka pasur kohë të merret me këtë për shkak të rrezimit të qeverisë.
Ai gjithashtu ka thënë se qeveria Kurti nuk është marrë me këtë çështje deri kur ai i ka pyetur në komision.
”Ka qenë dhjetori i viti 2020 kur i kam kërkuar organve të rendit të sigurisë, që të hetojnë këtë çështje, ata janë marrë me këtë çështje, ka ra ajo Qeveri, ka ardhë Qeveria e re që nuk është marrë asnjëherë me këtë çështje deri në dhjetor të vitit 2023 kur unë i kam pyetur se deri ku ka arritur puna për këtë çështje”, tha Hoti.
Hoti akuza për qeverinë Kurti: Po sillen me 10 fytyra
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti në ”Click” të RTV21 ka thënë se Qeveria Kurti po sillet me ”10 fytyra”.
”Nuk mund të silllen kta me 10 fytyra ndryshe ju flet opozitës në kuvend, ndryshe të dielëve në takim me partinë e vet, ndryshe ju flet qytetarëve, ndryshe kur shkon në Londër me gazetar”, tha Hoti.
Hoti: Fatkeqësi për ata politikanë që mendojnë se në veri mund të qeveriset pa pjesëmarrjen e komunitetit serb
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti në ”Click” të RTV21 tha se sovranitet i vendit është që pjesa veriore të qeveriset nga institucionet e Kosovës.
”Sot është fatkeqësi për ata politikanë që mendojnë se në pjesën veriore të Kosovës të qeveriset pa pjesëmarrjen e komunitetit serb”, tha Hoti.
Hoti: Qeveria po harron se Kosova asnjë marrëveshje se ka arrit me Serbinë
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti në ”Click” të RTV21 ka thënë procesi i dialogut është i fokusuar në njohje reciproke në asgjë tjetër.
”Këta që janë në Qeveri po harrojnë një gjë se Kosova gjithmonë historikisht nuk e ka arrit asnjë marrëveshje me Serbinë, por me Bashkësinë Ndërkombëtare”, tha Hoti.
Hoti: 205 mijë nënshkrime kundër Asociacionit vet i kanë mbledh, njerëz të pa besë
Në ”Click” të RTV21, deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se kryeministri Albin Kurti e ka pranuar draftin e Asociacionit, nuk e ka refuzuar.
Ndër tjera, Hoti ka shtuar se ”Koha na e ka dëshmu që kta njerëz janë të pa besë, nuk e mbjanë fjalën”
‘’205 mijë nënshkrime në zyrën e kryetarit të Kuvendit kundër Asociacionit, vet i kanë mbledh kta kundër Ascoaconit, cka bëjnë sot. E ka marrë obligim e ka nënshkru ka nga me nënshkru e ka pranu draftin e Asociaiconit, nuk e ka refuzu nuk e ka kthy mrpapa. Koha na e ka dëshmu që kta njerëz janë të pa besë, nuk e mbjanë fjalën’’, ka thënë Hoti.
Hoti: Nuk kemi bashkëpunim normal as me Shqipërinë, Kurti i iku Samitit në Tiranë
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti në ”Click” të RTV21 ka thënë se Kryeministri Albin Kurti veç që nuk ka marrëdhënie të mira me ndërkombëtarët, por nuk ka bashkëpunim normal as me Shqipërinë.
‘’Kemi ardhë deri në pikën që sot nuk kemi bashkëpunim normal as me Shqipërinë, nuk ka komunikim normal që kryeministri i Kosovës me kryeministrin e Shqipërise në baza ditëroe kurdo që ka ndonjë çështje duhet të jetë në gjendje të diskutojnë. I ik takimit, i iku Samitit që u mbajt në Tiranë. Ne nuk ishim prezent për t’i preznatuar projketet tona’’, tha Hoti.
Hoti: Nuk ka logjikë që Kurti me gjitha këto mashtërrime të marrë besimin e qytetarëve përsëri
Ish-kyreministri i Kosovës, Avdullah Hoti në ”Click” të RTV21 ka thënë se koha e ka dëshmuar se Kurti e ka humbur besimin e qytetarëve si pasojë e mashtirmeve të tij.
‘’Nuk ka logjikë që ky person me gjithë këto mashtrrime të marrë besimin e qytetarëve përsëri, koha i ka dëshmu kta njerze qe në shumicen e punëve kanë dështu’’, ka thënë Hoti.
Hoti: Dalin e krenohen që na u kanë rritë të hyrat, por janë rritë edhe çmimet
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti në ”Click” të RTV21 ka thënë se Qeveria Kurti krenohen se janë rritur të hyrat, por janë rrit edhe çmimet e produkteve bazë.
Hoti ka shtuar se qeveria Kurti, kohë pas kohë marrin vendime të qeverisë për të nda nga 100 uro ndihmë që është e rëndësishme për familjet që i marrin, por që sipas tij, nuk e zgjedh fare problemin.
”Por inflacioni në shportën e konsumit të familjes sepse ti blenë një herë në 3 4 muaj 6 muaj ose një herë në vit blen disa mallra që kanë inflacion të ulët por çdo ditë blenë ushqime. Inflacioni në këto produkte ka qenë 50 -100%. Pra të ardhurat reale janë degradu janë ulë dukshëm, asnjë veprim nuk e marrin. Në vend që me i indeksu pagën në sektorin publik me i indeksu së paku penzionet dhe asistencën sociale për normën e inflacionit. Ca bajnë këta dalin e krenohen që na u kanë rritë të hyrat. Po si janë rritë të hyrat janë rritë çmimet, si rezultat janë rritë vlerat e TVSH-së që ti ke mbledhë si qeveri edhe kohë pas kohë marrin vendime të qeverisë për të nda nga 100 uro ndihmë që është e rëndësishme për familjet që i marrin që nuk e zgjedh fare problemin”, ka thënë Hoti.
Hoti: Paguajmë 1.5 deri në 2% , më shtrenjtë kreditë që i marrim për shkak të neglizhencës të Qeverisë
Në ”Click” të RTV21, deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti duke kritikuar qevrinë Kurti për punën e saj ka thënë se qytetarët e Kosovës, sot pagujnë ndoshta 1.5 deri në 2 përqind më shtrenjtë kreditë që i marrim për shkak të neglizhencës së Qeverisë.
”Bashkë me të atëherë kemi bërë përgatitjet që të bëjmë vlerësimin kreditor të Kosovës, që është vlerësim që e bëjnë kompanitë ndërkombëtare të kreditimit të ekonomisë në mënryë që vendit ë ketë mundësi të dalë në tregjet ndëkombëtare për të huazu, ende sot në 2024 po i mbaron mandati kësaj qeverie as mendja nuk iu ka shku që Kosova duhet kry një vlerësim kreditor. E qka ndodhë sot bankat komerciale në Kosovë sot kur marrin linja kreditore jashtë për të kreditu ekonominë e Kosovës qytetarët e Kosovës, ne sot pagujmë ndoshta 1.5 deri në 2 përqind më shtrenjtë kreditë që i marrim për shkak të neglizhencës së këtyre, qe katër vjetë që nuk e kryjnë vlerësimin kreditorë. Sepse vlerësimi kreditor ta jep një pasqyrë të aftësisë tanë për me i kthy borxhet. Jam i bindur që Kosova aftësinë për të ktjy borzhe e ka të krahasueshme me Shqipërinë me Malin e Zi, me vendet e tjera në rajon edhe në Evropë me vendet e Evropës qëndrore.Ndoshta sepse janë konsolidu institucionet, është gabim i madh pse nuk po bëhen gjithë këto punë”, ka thënë Hoti.
Hoti: Nuk ka pasur asnjë zhvillim të madh që ta çojë ekonominë përpara
Ddeputeti i LDK-së, Avdullah Hoti në ”Click” të RTV21 ka thënë se Qeveria Kurti në tre vitet e qeverisjes së saj nuk ka bërë asnjë zhvillim për ta rritur ekonominë e Kosovës.
Hoti ndër tjera ka shtuar se sot ekonomisë së Kosovës në tri vitete të qeverisjes së tyre i mungojnë 800 deri ne 1 miliard euro investime publike, nëse e krahason atë që ka qenë e planifikuar për të investuar në buxhet dhe atë që realisht është investuar gjatë këtyre viteve.
”E katërta del te investimet publike, këto janë shumë të rëndësishme për ekonominë. Sot ekonomisë së Kosovës në tri vitete të qeverisjes së tyre i mungojnë 800 deri ne 1 miliard euro investime publike, nëse e krahason atë që ka qenë e planifikuar për të investuar në buxhet dhe atë që realisht është investuar gjatë këtyre viteve. Si mundesh me kuptu kur investimet kapitale të vitit 2023 janë aq sa kanë qenë në vitin 2017 kur buxheti është dukshëm më i madh. Dhe çfaë ka ndodhur ka rënë pjesëmarrja e investimeve kapitale në buxhetin total prej 22-23% sa ka qenë në 12-13-14%, në anën tjetër subvencionet kanë shkuar në mbi 1 miliard euro, pra nuk ka zhvillim s’mundet me pasë zhvillim me këtë qasje”, ka thënë Hoti.
Hoti: Rënia e papunësisë nënkupton se njerëzt kanë ikur jashtë
Në ”Click” të RTV21 deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se rënia e papunësisë në statistikat zyrtare nënkupton se njerëzit kanë ikur jashtë vendit.
Duke i përmendur statistikat zyrtare, Hoti ka deklaruar se papunësia ka rënë në statisitka zyrtare gati në 12- 13 %.
”Tjetri nëse e sheh çka ka nodhur në tregun e punës, punësimi si total është gati i pandryshueshëm ose është rritur në baza vjetore me një normë që ka qenë standarte , pra rritja e punësimit është e njëjtë, nuk ka pasur ndonjë gjë të madhe nuk ka pasur projekt të madh, nuk ka pasur ndonjë politikë fiskale të madhe që e ka ndryshuar strukturën ekonomike, në vend, siç e ka ndyrshuar pakoja fiskale në qeverinë Mustafa atëherë, pra nuk ka ndonjë ndryshim. Papunësia ka rënë në statisitka zyrtare gati ka rënë në 12- 13%çka nënkupton kjo, njerëzit kanë shkuar jashtë, janë punësu jashtë nuk janë më në Kosovë. Pra punësimi është i njejtë , papunësia ka rënë , ku kanë shkuar ata njerëz , ose kanë dal prej tregut të punës po rrijnë te shpija ose që është më kredibile dhe ka mjaft indikacione për këtë që kanë migru masivisht kanë dalë jashtë”, ka deklaruar Hoti.
Hoti: Deklarimet e Kurtit nuk kanë vlerë për opozitën
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti në ”Click” të RTV21 ka thënë se nuk dëshiron t’i komentoj kritikat e kryeministrit, Kurti karshi opozitës.
Sipas Hotit, deklarimet e tij nuk kanë vlerë për opozitën.
”Tani unë nuk do të isha ndalur në deklarimet e tij sepse nuk kanë ndonjë vlerë, kredibilitet për opinionin publik edhe për punën e opozitës. Normalisht secili mund këndvështrimin e vet deri në çfarë mase si opozitë kemi arritur të artikulojmë lëshimet e kësaj qeverie, gabimet e saj , dëmet e saj. Aty gjithmonë ka hapsirë për debat. Unë ta zëmë do ta kisha pasur një qasje pak më ndryshe, dikush e ka një qasje pak më ndryshme, unë mendoj se kjo është kjo është relative. A. Keni një mori kritikësh ndaj qeverisë”, tha Hoti.
Hoti: Partia në pushtet është thellësisht e korruptuar, vetëm mashtrojnë
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se partia në pushtet është thellësisht e korruptuar.
‘’Absolutisht jo, të gjitha indikacionet qojnë që partia në pushtet është thellësisht e korruptuar, të gjitha indikacionet pa asnjë përjashtim. Të gjitha ato kauza që i kanë ndjek në të kaluarën po vërtetojnë një nga një, ndoshta jo mjaftueshëm nga opozita por koha po i vërteton që kanë qenë krejt kauza mashtruese për të ardhë në pushtet’’, ka thënë Hoti.
Hoti: Po dëmtohet buxheti, kërkush nuk jep përgjegjësi për këtë
Në ‘’Click’’ të RTV21 deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se buxheti i Kosovës është duke u demtuar në të gjitha fushat dhe askush nuk po jep përgjegjësi.
”Ka qenë problemi tjetër i ish-ambasadorit, në fakt ende është ai aktual atje në fushën e energjisë atje, nuk jep askush përgjegjësi. Dëmtohet buxheti ka ta kthen kryt e sheh që po dëmtohet buxheti dhe kërkush nuk jep përgjegjësi për këtë””, tha Hoti.
Hoti: Auditori s’ka pas fokus tek këto kontrata
Duke folur për kontratat njëburimore, ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se auditori s’ka pasur fokus të mjaftueshem tek këto kontrata.
‘’Nuk kam ndonjë arsye që të mos i besojë, ajo që më ka shqetësuar tek auditori këtyre viteve të fundit është që nuk ka pasë fokus të mjaftueshëm mu tek këto kontrata’’, ka deklaruar Hoti.
Hoti: Kemi mbledh nënshkrimet për komision hetimor për të zbardhë situatën me kontrata njëburimore
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se janë mbeldhur nënshrkimet për komisionin hetimor lidhur me situatën me kontratat njëburimore.
Sipas Hotit nuk ka logjikë se si është duke funkisonuar kjo situatë.
‘’Nuk ka pasë një auditim për këto. Ka pasë në 2021 është bërë një auditim por prej 2021 deri në 2023 është dyfishu numri dhe vlera e kontratave njëburimore. Rezoluta që ka qenë e propozuar ishte kjo, le të bëhet një auditim le të vjen ligji i prokurimit në kuvend te shohim t’i rishikojmë ato kritere sepse nuk ka logjikë si është duke funksionu. E lëshuan seancën dhe ne tani kemi marrë një qasje tjetër. Ne kemi mbledhë nënshkrimet për komision hetimor për të hëtu, në aspektin paralamentar, një komision hetimor parlamentarë për, për të zbardhë këtë situatë’’, ka thënë Hoti.
Hoti: Ka rritje të kontratave njëburimore për 116 përqind
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti në ”Click” të RTV21 ka thënë se kontratat njëburimore janë bërë me të vërtetë shqetësim.
Hoti ka deklaruar se kontrat njëburime kanë ekzistuar edhe në të kaluarën, por kanë funksionuar duke i plotësuar kushtet e ligjit.
”Edhe në të kaluarën ka pasur kontrata njëburimore sepse ligji i parasheh kontratat një burimore, bile ligji është mjaftë i qartë i ka nja tri kushte kryesore që duhet të plotësohen që një autoritet publik të hyjë në kontrata një burimore. Njëra prej tyre ta zëmë është që të paraqitet një emergjencë kombëtare që nuk ka pas mundësi që të parashikohet pak më herët ta zamë ndodhin vërshimet prishen shtëpitë etj dhe duhet të ndërhyhet menjëherë për të siguruar jetën e qytetarëve etj etj”, ka thënë Hoti.
Sipas Hotit, gjatë tre viteve të fundit kontratat njëburimore janë rritur në 116 milionë që është rritje për 116 përqind.
”Faktet janë fakte, janë 500 e sa kontrata një buriomre të nënshkruara gjatë mandatit të kësaj qeverie vlera e kontratave njëburimore është 116 përqind më shumë se sa që ka qenë në të kaluarën. Në vitin 2022 gati një vit organi shqyrtues i prokurimit publik ka qëndru pa bord dhe çfardo ankese që ka shkuar aty nuk ka pasë mundësi të shqyrtohet, çfarë kanë bërë autoritetet kontraktuese ministritë e ndryshme, ose agjencitë e ndryshme ose komunat është që kanë shfrytëzuar heshjten administrative për të shkuar përpara”, ka thënë Hoti./21Media