Hoti: Kurti t’i anulojë marrëveshjet e qeverive të kaluara nëse ka guxim
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sonte në emisionin debatues “Click” në RTV21 u shpreh se qeveritë e kaluara kanë bërë punë të mëdha, ndërsa, deklarimet e Qeverisë Kurti se po “iu del punë për t’i korrigjuar dëmet e ish-qeverive”, po i quan deklarime të kota dhe pa asnjë vlerë.
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti theksoi se nëse ka guxim kryeministri, Albin Kurti le t’i anulojë marrëveshjet e kaluara./21Media