Hoti-Kurtit: Mund t’i thuash jo dialogut në Bruksel për dinarin, por pastaj nuk mundesh

Ish-Kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar pas konfirmimit që u bë nga Brukseli se Kosova dhe Serbia kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e nesërm, ku do të diskutohet çështja e dinarit.

Zëvendëskryeministri Bislimi javën që shkoi tha se ka refuzuar ftesën e Lajçak për dialog për dinarin duke e akuzuar emisarin se ajo ishte bërë pa dakordim.

Hoti ka akuzuar Qeverinë se tani po pranon që këtë çështje ta diskutojë në dialog me Serbinë.

Hoti madje ka përdorur refeerencën e famshmë të Kurtit të para 4 viteve “ti mundesh pastaj s’mundesh se të shkarkojnë” kur kishte shkarkuar Agim Veliun duke thënë asokohe se ministri i LDK’së kishte dalë me qëndrim kundër Kryeministrit (Kurtit) rreth shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në vend në pandemi.

Duke e përdorur këtë deklaratë Hoti ka thënë se  “mund t’i thuash jo dialogut në Bruksel për dinarin, por pastaj nuk mundesh.”

”Gjatë këtyre dy javëve, aleatët kanë kërkuar me ngulm koordinim në Prishtinë vetëm për evitim të pasojave për qytetarët e Kosovës të komunitetit serb. Asgjë tjetër nuk kanë kërkuar. Qeveritarët e ndritur të Kosovës nuk deshën të arrijnë dakordim në Prishtinë me aleatët. Por pranojnë që këtë çështje ta diskutojë me Serbinë në Bruksel në kuadër të dialogut. Kjo nuk do koment. Këto janë pasojat kur vendimmarrja shtetërore i nënshtrohet interesit elektoral. “Mund t’i thuash jo dialogut në Bruksel për dinarin, por pastaj nuk mundesh.”, ka shkruar Hoti./21Media
Back to top button