Hoti: Ligji për Paga duhet të tërhiqet

Hoti ka thënë ky ligj nuk e respekton parimin “pagë e njejtë për punë të njejtë”

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka deklaruar se Ligji për Paga duhet të tërhiqet. Sipas tij, ky ligj nuk e respekton parimin “pagë e njejtë për punë të njejtë”.

“Ligji per pagat ne sektorin publik nuk respekton parimin “page e njejte per pune te njejte”, apo parimet tjera parapara ne nenin 3. Arsimtaret e shkolles se mesme paguhen sa truproja, i cili pervec pages merr edhe shtesat per rrezikshmeri. Polici i thjeshte ka koeficient 2, nderkaq polici i ri 1.0. Ligji le hapesire per percaktim te te ardhurave me vendime te organeve te tjera, duke lene hapesire qe prape me vendime ekzekutive te krijihen pabarazi ne te ardhura.”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Sipas Hotit, ky ligj duhet të rishkruhet.

“Me nenin 27, ju ruhen pagat e larta te atyre qe per shume vite kane perfituar shumefish me shume se vartesit e tyre ose te punesuarit e tjere. Kjo bie ndesh me qellimin e ketij ligji, qe eshte harmonizimi i pagave ne sektorin publik. Si i tille, ky ligj duhet te terhiqet. Ligji duhet te rishkruhet ne konsultim me te gjithe kategorite e te punesuarve ne sektorin publik. Qeveria duhet te anuloje vendimin per rritje te pagave per vete, sepse ai vendim paraqet konflikt te interesit sipas vleresimit te Agjencise Antikorrupcion qe eshte organi i vetem qe vlereson ligjerisht konfliktin e interesit.”, ka shkruar Hoti.

Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë për buxhetin, duke filluar nga ora 10:00. Në këtë seancë do të diskutohen nëntë pika në rendin e ditës, ndër të cilat edhe Ligji për paga, me qëllim të funksionimit të sektorëve publik në Republikën e Kosovës./21Media

Back to top button