Hoti: Mërgimtarëve do t’ua sigurojmë produktet tona në tregun evropian

Drejtuesja e Koperativës “Krusha”, Fahrije Hoti sonte deklaroi se ka dy muaj që koperativa ka qenë në izolim total, ndërsa të hënën rifilloi punën me staf të reduktuar të punëtorëve.

Hoti në “Start Up” të RTV21 tha do të bëjmë maksimumin që punëtoreve t’iu japim pagat për dy muajt që ishin në familjet e tyre shkaku i pandemisë.

Sa i përket Pakos Emergjente, drejtuesja e “Krushës” theksoi se janë të përfshirë në Pako, e cila sipas saj, është më shumë ndihmesë për ekonominë e grave e jo për bizneset, shkruan rtv21.tv

Hoti ndër të tjera tha që këtë vit kanë kërkesa më të mëdha.

“Pasiqë nuk do të kanë mundësi që mërgimtarët tanë të furnizohen me produktet e tona në Kosovë apo edhe në koperativë, atëherë do të bajmë të pamundurën që ata t’i kanë në tregun evropian, Zvicër, Gjermani, Francë, Austri”, u shpreh ajo, me ç’rast shtoi që pritet që së shpejti produktet e tyre t’i dërgojnë edhe në tregun e ShBA-së./21Media

Back to top button