Sot bëhen 18 vjet prej vrasjes së kolonel Tahir Zemaj bashkë me të birin Enisin dhe kushëririn Hasanin.

Në 18 vjetorin e vrasjes ka shkruar edhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti.

Hoti shkruan se Zemaj ishte ushtarak profesionist i Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.

Madje, Hoti kërkon që të vihet drejtësia në vend dhe se ideatorët dhe vrasësit duhet të marrin dënimin e merituar.

“18 vjet më parë, u vra Kolonel Tahir Zemaj, bashkë me të birin Enisin dhe kushëririn Hasanin. Kolonel Zemaj ishte ushtarak profesionist i Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, i dëshmuar në betejat e Loxhës, Llukës, Junikut, lugut të Baranit, në shpëtimin e banorëve nga masakra e përgatitur në rrethimin e Isniqit dhe të tjera. Drejtësia duhet të vendoset. Ideatorët dhe vrasësit duhet të marrin dënimin e merituar. Lavdi jetës dhe veprës së Heroit të Kosovës, Kolonel Tahir Zemaj!”, ka shkruar Hoti.