Hoti ngushëllon familjet e viktimave që pësuan nga tërmeti në Tajvan

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave që pësuan nga tërmeti i rëndë që ndodhi në Tajvan.

Hoti tha se Kosova është në mbështetje të popullit dhe institucioneve të Tajvanit në përballje me këtë fatkeqësi natyrore.

“Tërmeti i rëndë në Tajvan ka lënë disa të vdekur e të lënduar, si dhe ka shkaktuar dëme të mëdha materiale. Prandaj, në këtë ditë të rëndë për popullin e Tajvanit, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave. Lutem për ta. Kosova është në mbështetje të popullit dhe institucioneve të Tajvanit në përballje me këtë fatkeqësi natyrore”, ka shkruar Hoti në “Facebook”./21Media

Back to top button