Hoti ngushëllon popullin britanik

Hoti tha se Britania do ta tejkalojë edhe këtë sfidë

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti ka shprehur keqardhje dhe është solidarizuar me popullin britanik, ku mbetën 22 të vrarë dhe rreth 59 të lënduar gjatë një shpërthimi në Manchester.

“Kam besimin e plotë se Britania e Madhe si vatër e demokracisë do ta tejkalojë edhe këtë sfidë. Sulmi ndaj njerëzve të pafajshëm është sulm ndaj civilizimit dhe lirive themelore të mbarë njerëzimit.
Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave, popullit dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe Ambasadorit britanik në Prishtinë, shkëlqesisë së tij Ruary O’Connell.”, ka thënë Hoti përmes një shkrimi në “Facebook”./21Media

Back to top button