Hoti: Nuk ka asociacion me kompetenca ekzekutive

 

 

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti është deklaruar rreth dialogut Kosovë-Serbi. Ai ka thënë se në dialog me Serbinë ka hyrë mbi parime të qarta.

Këto parime i ka renditur përmes një shkrimi në Facebook:

– Udhërrëfyes ka qenë dhe mbetet Kushtetuta e Kosovës.
– Integriteti territorial i Kosovës është i panegociueshëm.
– Organizimi kushtetues i Kosovës nuk preket.
– Nuk ka asociacion me kompetenca ekzekutive.
– Marrëveshja finale duhet të përfshijë njohjen reciproke ndërmjet dy vendeve.

“Këto parime janë mbështetur edhe nga partnerët tanë. Nuk do të ketë lëvizje nga këto parime”, ka shkruar Hoti./21Media

Back to top button