Hoti pas shtrenjtimit të rrymës: Me rëndësi ministrit po i tepron buxheti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Avdullah Hoti, ka reaguar pas shtrenjtimit të energjisë elektrike  për 15 përqind.

Në reagimin e tij në Facebook, Hoti ka përmendur rritjen e tatimit në pronë dhe shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Ai ka ironizuar duke thënë se me rëndësi është që Ministrit të Financave, Hekuran Muratit, po i tepron buxheti.

“● 23 janar 2023 — Tatimi në pronë u rrit 100% për shumë familje.
● 30 mars 2023 — Energjia elektrike u rrit 15.4%.
Urime!!! Me rëndësi ministrit po i tepron buxheti. Është gëzuar se e ka mbyllur vitin 2022 me suficit. Ka harruar se suficiti është rezultat i bllokimit të investimeve kapitale”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Energjia elektrike në Kosovë është shtrenjtuar për 15 për qind. Kështu vendosi më 30 mars Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji. Tarifat e reja të rrymës do të hyjnë në fuqi nga 1 prilli./21Media

Back to top button