Hoti për Asociacionin: Ajo temë nuk hapet
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se tema e asociacionit nuk do të hapet më në procesin e dialogut
“Është përmbyllur në marrëveshjen e vitit 2013 që është ratifiku në Kuvendin e Kosovës dhe mandej është marrëveshja e parimeve e vitit 2015, pra si e tillë asociacioni nuk diskutohet, ka tema tjera për të diskutu, unë do të kujdesem që procesi i dialogut të shkojë përpara” tha Hoti
Ai shtoi se nëse ky proces nuk shkon për para për ndonjë arsye nuk do të ndodh për shkak të Qeverisë së Kosovës por për shkak të asaj të Serbisë “që nuk është e gatshme të shkojë drejt marrëveshjes përfundimtare.”./21Media