16 pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës, dy në gjendje më të rëndë

 

16 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës. Nga spitali kanë njoftuar se dy pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, ndërsa 10 të tjerë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.

Nga personeli i spitalit aktualisht janë të infektuar 1 mjek, 4 infermierë dhe 1 punëtor i Shërbimeve Teknike.

Gjatë fundjavës në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 544 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë./21Media

Back to top button