Hoti për Kurtin: Po rri jashtë Kosovës për t’i dhënë mesazh amerikanëve

"SHBA-ja iu ndërpreu vizitat ministrave për shkak të gjendjes në vend"

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për vizitat e tij të shpeshta jashtë vendit ditëve të fundit.

Kjo sipas Hotit, po bëhet për t’i dhënë mesazh SHBA-së, e cila ua anuloi vizitat ministrave të Kurtit.

“SHBA-ja iu ndërpreu vizitat ministrave për shkak të gjendjes në vend. Ndërsa, Kryeministri, për t’i dhënë mesazh SHBA-së, rri më shumë jashtë se në Kosovë. Vendimin për targat nuk e ndryshon sipas kërkesës së SHBA-së, se jemi vend sovran. Por Drejtorin e Policisë dhe Drejtorin e Operacioneve i dërgon te Shefi i EULEX-it për tu koordinuar për çështje të sigurisë?!”, ka shkruar Hoti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Estoni./21Media

 

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button