Kapet 62-vjeçari me katër emra

I dënuar në Itali me 17 vjet burg

Policia e Durrësit ka arrestuare shtetasit Mustafa Shullani i cili ishte në kërkim ndërkombëtar.
Shullani është i dënuar në Itali për veprat penale “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.
62-vjeçari, përveç emrit Mustafa përdorte edhe tre identitete të tjera, Hasan Shullani, Ferdinand Behari dhe Faje Shullani.
Ai ishte i dënuar në Itali, me mbi 17 vjet burgim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. Në bashkëpunim me ZQK Interpol Tirana, vijon puna për ekstradimin e këtij shtetasi, drejt Italisë.

Back to top button