Hoti përkujton viktimat e Holokaustit

 

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, bëri homazhe dhe vendosi lule te pllaka përkujtimore për hebrenjtë, që pësuan gjatë Holokaustit, në vendin ku ishte Sinagoga e fundit, në shënim të Ditës Ndërkombëtare përkujtimore  të Holokaustit.

“Besoj që populli shqiptar është populli që më së miri e kupton popullin hebraik dhe bashkëndjen me vuajtjet që ka pas gjatë historisë.  Unë jam krenar që si popull shqiptar, gjatë periudhës më të vështirë të Luftës së Dytë Botërore, kemi ndihmuar pjesëtarë të këtij komuniteti, të gjejnë strehim në Kosovë dhe Shqipëri. Kjo tregon përkushtimin e familjeve shqiptare për t’u dalë në ndihmë këtij populli në momentet më të vështira”, tha kryeministri Hoti.

Holokausti ishte një prej kapitujve më të errët të Luftës së Dytë Botërore, kur në kampet e përqendrimit gjatë përndjekjes sistematike dhe çnjerëzore, u shfarosën  miliona hebrenj./21Media

Back to top button