Hoti: Qeveria do t’i angazhojë resorët shtetërorë për t’i futur mbi 1 miliard euro në ekonomi

 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti u shpreh se miratimi i vendimit për “Tejkalim të rregullave fiskale” nga Kuvendi i Kosovës, është dritë jeshile për implementimin e “Programit për rimëkëmbje ekonomike”. Hoti në një shkrim në Facebook u zotua se së bashku me ministrat e tij do t’i angazhojnë të gjithë resorët shtetërorë për t’i futur mbi 1 miliard euro në ekonominë e Kosovës.

“Gjatë viteve 2020 – ’21, me ministrat e kabinetit tim, do t’i angazhojmë të gjithë resorët shtetërorë për t’i futur mbi 1 miliard euro në ekonominë e Kosovës. Ashtu sikur shumica e vendeve të BE-së të prekura nga #COVID19, edhe ne e kemi ndjekur rregullin e rritjes së deficitit buxhetor, në mënyrë që të garantojmë qëndrueshmëri financiare.

Bashkë me kabinetin do të sigurohemi që ky program ekonomik e social të jetë gjithëpërfshirës, për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim!”, shkroi Hoti në Facebook./21Media

Back to top button