Me 59 vota për, 41 kundër, sot në Kuvend kaloi propozimi i qeverisë për shqyrtimit e vendimit për ndryshimin dhe tejkalimin e përkohshëm të rregullave fiskale të deficitit, si dhe kufizimit të bilancit bankar të përdorshëm.

Para këtij vendimi u bë një diskutim i gjatë në mes të deputetëve dhe në një rast ministrja e Financave, Hykmete Bajrami paralajmëroi se në rast të mos votimit të këtij tejkalimi rrezikoheshin të uleshin pagat në sektorin publik.