Hoti: Qeveria fiton 61 centë për çdo litër naftë që shitet

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka kritikuar qasjen e Qeverisë në raport me menaxhimin e krizës që ka shkaktuar rritja e çmimeve.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka deklaruar se çmimet në muajin qershor të këtij viti janë rritur mesatarisht 14 për qind krahasuar me qershorin e vitit 2021.
“Çmimet në qershor 2022 u rritën mesatarisht 14% krahasuar me qershorin e vitit të kaluar. Por, për produktet kryesore rritja ishte shumë më e madhe”, ka shkruar Hoti në Facebook,
Hoti ka kritikuar Qeverinë edhe sa i përket çmimit të derivateve të naftës, duke thënë se për çdo litër të naftës, Qeveria merr 61 centë, ndërsa po ta pezullonte akcizën, sot çmimi i naftës do të blihej me 1.39 euro për litër.
“Për çdo litër të naftës, qeveria mbledh 61 centë. Sikur Qeveria të pezullonte akcizën në naftë, sot çmimi i naftës do të bëhej 1.39 euro për litër”, ka shkruar Hoti./21Media

Back to top button