Majk dhe Anxhelo publikojnë “Ma Cherie”

Artistët Majk dhe Anxhelo kanë publikuar projektin e ri muzikor “Ma Cherie”.
“Ma Cherie” me tekst nga Majk dhe Anxhelo, është finalizuar me videoklip.
Dy këngëtarët kanë bërë edhe vijën melodike të projektit të tyre. Miksimi dhe masterizimi nga BigDeal Records, teksa për videoklipin u kujdes Valon Aziri.
Ky është bashkëpunimi i parë i dyshes.

Majk po shijon suksesin e “Kce kce” ku erdhi në bashkëpunim me reperin, Gjiko.
Ndërkaq, Anxhelo së fundmi lansoi “Fotot”./21Media

Back to top button