Hoti: Qeveria Kurti na dhanë të mbrapshtën, na krijuan status quo të re

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti kritikoi Qeverinë Kurti për zhvillimet e fundit politike në vend, veçanërisht në procesin e dialogut me Serbinë.

“Në vend që vendimet të merren në Prishtinë në bashkëpunim dhe sipas këshillave të miqve tanë, këta shkojnë të dialogojnë me Serbinë në Bruksel.Para një jave thonin se nuk diskutojnë në Bruksel për çështjen e dinarit. Tani detyrohen të ulen në tavolinë. “, shkroi ish kryeministri Hoti.

Ai tha se në vend të të dëgjoheshin këshillat e aleatëve për marrëveshje finale, raportet me ta u përkeqësuan , e qe sipas Hotit bllokuan procesin eruointegrues të Kosovës.

“Në vend se të dëgjoheshin këshillat e miqve e të vazhdohej dialogu i nisur për marrëveshje finale për njohje reciproke, mbrapshtitë e qeveritarëve në shkuarje na acaruan raportet me gjithë botën demokratike, na dhanë të mbrapshtën, na krijuan status quo të re, na bllokuan procesin eurointegrues, na sollën sanksione, na cënuan raportet shtetërore me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, i bënë pikë e pesë shqiptarët në Luginë e në Maqedoni të Veriut.”, shkroi Hoti në Facebook./21Media

 

 

Back to top button