Hoti: Qeveria po krijon situatë të rrezikshme në veriun e vendin

Sipas Hotit qeveria po kontribuon në krijimin e rrethanave që janë të favorshme për kundërshtarët e shtetit

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti ka akuzuar qeverinë se po krijon situatë të rrezikshme në veriun e Mitrovicës. Ai po ashtu ka shtuar se atje nuk ka kryetar komune dhe nuk dihet se kush po udhëheq me komunat e veriut.

Qeveria e Kosovës me mos veprim po kontribuon në krijimin e rrethanave në veri të vendit, të cilat rrethana i dëshirojnë kundërshtarët e shtetit të Kosovës që po angazhohen për copëtim të Kosovës.

Duke mos u marrë në mënyrë institucionale me situatën në veri, Qeveria Haradinaj po krijon situatë të rrezikshme atje në aspektin ligjor dhe kushtetues.

Sot nuk dihet se kush udhëheq me ato komuna, kush autorizon shpenzimet publike atje dhe si kryhen shërbimet e përditshme komunale kur nuk ka Kryetar të Komunës.”, ka shkruar Hoti.

Ditë më parë kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i ka dorëzuar kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, peticionet për bashkim të Mitrovicës. Sa i përket kësaj edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar se bashkimi i Mitrovicës është proces i pandalshëm./21Media

Back to top button