Hoti-Qeverisë: Ku janë shpenzuar 8.63 miliardë euro?!

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka kërkuar llogari nga Qeveria e Kosovës se ku janë shpenzuar miliarda euro, pasi që sipas tij nuk ka pasur investime as rritje pagash!

“Ku janë shpenzuar 8.63 miliardë euro?! 3 vite mandat dhe 3 buxhete vjetore të menaxhuara.
8.63 miliardë euro vlera e tri buxheteve (2021=2.51 miliardë, 2022=2.90 miliardë, 2023=3.22 miliardë). As shenjë nuk shihet se ku janë harxhuar gjithë këto mjete. Nuk ka ndonjë autostradë të re, urë të re, tunel të ri, çerdhe, shkolla apo spitale të reja. Pagat nuk janë rritur. As policët nuk i kanë marrë shtesat e rrezikshmërisë nga shkurti i këtij viti”, ka thënë Hoti./21Media

Back to top button