Kaloni te përmbajtja kryesore

Hoti – Qeverisë: Ndalja e gjakderdhjes financiare ka qenë mashtrim

Deputeti  i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se premtimi i Qeverisë Kurti për ndaljen e “gjakderdhjes financiare” ka qenë mashtrim.

“Tri herë kam bërë pyetje parlamentare se ku janë shpenzuar 520 mil euro për ndërmarrjet publike në vitet 2021-2023, herën e fundit më 17 korrik 2023. Asnjëherë nuk kam marrë përgjigje.

Kurrë nuk ka pasur kaq shumë shpenzime për ndërmarrje publike. Ndalja e ‘gjakderdhjes financiare’ ka qenë mashtrim. “, ka shkruar Hoti.

“Transparenca lidhur me shpenzimin e taksave të qytetarëve është obligim kushtetues. Këtij obligimi nuk mund t’i iket. Vjen një ditë kur duhet dorëzuar mandatin tek tjetri”, ka shtuar ai.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button