VV i përgjigjet KFOR-it: Kërkesa që vendimi për hapjen e urës të merret në dialog e dëmton qëllimin kryesor të procesit

Përfaqësues të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje i janë përgjigjur kërkesës së KFOR-it që vendimi për hapjen e urës së Ibrit të merret në kuadër të dialogut me Serbinë, duke thënë se KFOR-i duhet të bashkëpunojë me institucionet e Kosovës për këtë çështje e jo të bëjë thirrje të tilla.
Deputetja e Vetëvendosjes, Arbëreshë Kryeziu tha për RTV21 se hapja e Urës së Ibrit nuk është temë që duhet të ngritët në dialog dhe Kosova është e vendosur për hapjen e saj në koordinim me aleatët.
Sipas saj kërkesat si ajo e KFOR-it, dëmtojnë mirëbesimin dhe qëllimin kryesor të dialogut.
“Hapja e urës ka qenë e definuar me një marrëveshje tash se kuptoj pse ky veprim s’po u dashka te bëhet tani tani. Ne duhet te veprojmë sipas asaj që na takon të bëjëm si shtet pavarësisht ai pëlqen Serbië… Republika e ka ndarë mendjen ta bëjë këtë veprim s’është temë që duhet ngritët në dialog. Qeveria në koordinim me institucionet e sigurisë ka bërë vlerësimet e duhura nëse janë pjekur kushtet për një veprim ttë tilël apo jo dhe e kanë ndarë planin operativedhe me KFOR-in, KFOR-i këtu duhet të bashkëpunojë me Republikën e Kosovës me policinë me institucionet e KosOvës dhe jo të bëjë thirrje që një veprim i tillë t’i rikthehet procesit të dialogut sepse mendoj se është e dëmshme dhe nuk i shërben fare ndërtimit të këtij mirëbesimit që po e presim që sa kohë dhe nuk po del ne pah sepse para se gjithash ka humbur mirëbesimi i procesit të dialogut nga gjitha akterët dhe nëse vazhdojmë të shohim kërkesat tilla si të KFOR-it kjo e dëmton edhe me shumë mirëbesimin dhe qëllimin e vërtetë për të cilin po synohet te arrihet në kuadër të dialogut”, tha Kryeziu për rtv21.
Një ditë më parë kryeministri Kurti tha se janë të gatshëm për hapjen e urës por që vendimi përfundimtar për hapjen e saj varet nga konsultimet dhe koordinimi me QUINT-in dhe KFOR-in. KFOR-i në anën tjetër ka kërkuar që vendimi për hapjen e urës të merret përmes dialogut me Serbinë./RTV21/ 21Media