Hoti: Sa më parë do të nisim zbatimin e masave për rimëkëmbje ekonomike

 

Kryeminsitri i Kosovës, Avdullah Hoti, sonte uroi miratimin e rishikimit të buxhetit. Hoti përmes një shkrimi në facebook falënderoi deputetët e koalicionit qeverisës dhe të opozitës, që me votën e tyre sot ia dhanë dritën e gjelbër Qeverisë së Kosovës për aplikimin e masave për rimëkëmbje ekonomike, ku përfitues do të jenë qytetarët dhe bizneset.

“Sa më parë do të nisim zbatimin e masave për rimëkëmbje ekonomike, duke garantuar transparencë të plotë dhe koordinim me të gjithë akterët e tjerë, komunat, odat ekomomike, partnerët zhvillimorë etj.”, shkroi Hoti në facebook.

Me 72 vota për, asnjë kundër dhe asnjë apstenim, Kuvendi i Kosovës në seancën e jashtëzakonshme në lexim të dytë, sonte miratoi Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020./21Media

Back to top button