​Hoti: Si mund të ketë 20 modalitete për zbatimin e ligjit për targat

Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj veprimeve të Qeverisë së Kosovës rreth targave.
“TARGAT: Tani deklarojnë nga qeveria se kanë dërguar në Bruksel 20 modalitete se si mund të veprohet. Po si mund të ketë 20 modalitete për zbatimin e ligjit?!”, ka thënë Hoti.
Ose e zbaton ligjin, ose e ndegjon kërkesën e ShBA-së dhe e shtynë zbatimin e punon për marrëveshjen finale sipas këshillave të miqve. Rrugë të mesme nuk ka. Përrallat me qortime nuk janë zbatim i ligjit”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Qeveria e Kosovës nga 1 nëntori ka nisur zbatimin e planit të saj për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe, në targa RKS, Republika e Kosovës. Faza e dytë do të zbatohet nga 21 nëntori dhe parasheh gjoba deri në 150 euro për të gjithë shoferët e automjeteve me targa ilegale serbe. Plani i Qeverisë parasheh që të gjitha makinat me targa serbe të konvertohen në targa të Kosovës, deri më 21 prill të vitit 2023./21Media

Back to top button