Pesë persona të lënduar në një aksident trafiku në Lluzhan

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi rreth orë 18:00 në Lluzhan të Podujevës.

Rastin për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësja e policisë rajonale për Prishtinë, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 18:00, është pranuar informata për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Lluzhan. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndërkohë që njësiti rajonal i trafikut po merret me rastin”, tha Ahmeti./21Media

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button
close button