Hoti: Situata epidemiologjike është e rëndë, masat të respektohen detyrimisht

 

Kreu i Qeverisë, Avdullah Hoti konsideron se situata epidemiologjike në Kosovë është e rëndë, meqë ka numër të lartë të të infektuarve dhe viktimave. Ai kërkon nga qytetarët t’i respektojnë masat detyrimisht.

“Masat kufizuese DUHET të respektohen DETYRIMISHT. Inspektorati dhe policia janë në shërbim 24 orë pa pushim. Mjekët, infermierët dhe stafi mbështetës janë të sfilitur, por në ballë të detyrës dhe në rrezik permanent për jetën e tyre. Megjithatë, beteja me këtë pandemi nuk fitohet vetëm nga mjekët, infermierët, policia dhe inspektorati. Kjo është betejë e të gjithëve neve, e secilit qytetar. Duhet vetëdijesim i lartë për të ruajtur shëndetin publik, ndryshe do të përballemi me situatë dëshpëruese. Duhet të gjejmë kurajo për fëmijët tanë, që duhet të fillojnë mësimin së shpejti, si dhe për prindërit tanë që po vuajnë më së shumti.”, shkroi ai në Facebook.

Të dashur qytetarë,

Situata epidemiologjike në Kosovë është e rëndë. Numri i rasteve të infektuara mbetet i lartë,…

Posted by Avdullah Hoti on Thursday, August 13, 2020

Ka shkuar në 10 mijë e 795 numri i përgjithshëm i të infektuarve nga koronavirusi në Kosovë. 6 mijë e 411 persona janë shëruar, kurse 365 kanë vdekur si pasojë e COVID-19./21Media

Back to top button